Hapin profile false dhe kërkojnë para në emër të tij, Blendi Fevziu: Është mesazhi i tretë që marr…

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një denoncim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, drejtuesi i emisionit “Opinion”, shkruan se persona të paidentifikuar kanë hapur profile false, dhe u kërkojnë para personave të ndryshëm në emër të tij.

Fevziu shkruan në rrjetet sociale se ka konstatuar tre raste të tilla.

Ai ka bërë dhe një sqarim se cili është profili real i tij në rrjetin social “Facebook”.

“Është mesazhi i tretë që marr nga persona të ndryshëm, të cilëve ju shkruajnë në emër tim nga profile fallco. Pothuajse të gjithë kërkojnë lekë si në mesazhin bashkëngjitur. Profili im këtu dhe në facebook është profili i certifikuar. Vetëm ky profil @blendifevziu”, sqaron Blendi Fevziu.

Lajmet Hapin profile false dhe kërkojnë para në emër të tij, Blendi Fevziu: Është mesazhi i tretë që marr… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>