Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, lëshohen në funksion dronët Bayraktar

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet montimi i dronëve Bayraktar.

Sipas tij këto dronë do bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes do marrin fjalën dy përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings – Menaxhere e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin, dhe gjeneral lejtnant Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidenti Bajram Bega, Kryeministrit Edi Rama si dhe ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.

Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojnë dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.

Lajmet Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, lëshohen në funksion dronët Bayraktar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>