Hap dyert konkursi më i madh mbarëkombëtar i inovacionit në Shqipëri në vitin e tij të 12-të “Albanian ICT Awards”

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin e mbi 100 të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Një testament për fuqinë transformuese të krijimtarisë dhe zgjuarsisë, duke dëshmuar se me guxim, kreativitet dhe qëndrueshmëri, gjithçka është e mundur prej 12 vitesh qindra themelues, novatorë dhe ëndërrimtarë kanë zbritur në skenën e Albanian ICT Awards.

Duke krijuar një hapësirë ku inovacioni mund të lulëzojë dhe të manifestohet dhe bashkuar mendjet më të mira nga industria e teknologjisë, kjo garë organizohet nga Shoqata ALBICT dhe ICTSMedia, duke afruar çdo vit mëse 100 themelues, sipërmarrës të rinj, të rinj entuziastë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të teknologjisë nga trevat shqipfolëse.

Mbi 300 evenimente, 2500 garues dhe 200 finalistë kanë qenë pjesë e saj që nga edicioni i parë.

Duke kultivuar frymë mendjehapur dhe një gatishmëri për të përqafuar ide, Albanian ICT Awards u identifikua me misionin e kërkimit dhe zbulimit të zgjidhjeve inovative që do ta çonin ekosistemin mbarë shqiptarë të teknologjisë dhe inovacionit në lartësi të reja.

Në këtë ngjarje nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Ekonomisë z. Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj dhe Zëvendës Kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi dhe bashkëthemelues i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Evenimentit të hapjes së edicionit të 12-të ju bashkuan edhe partnerë dhe figura të shquara nga ekosistemi i startupeve, teknologjisë dhe inovacioni si Drejtorja e Strategjive dhe Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen znj. Elona Llaci, Drejtues i EU4Innovation z. Sebastian Berwagner, Përfaqësues i UNICEF Albania z. Murat Sahin dhe Koordinatorja Rajonale e BERZH znj. Ardiola Hristic.

Albanian ICT Awards është shtëpia e një komuniteti kreativësh dhe vizionarësh, secili i drejtuar nga një pasion i përbashkët për inovacionin dhe përparimin. Kurioziteti i pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e secilit prej fituesve, finalistëve dhe garuesve të kësaj gare kanë shërbyer si katalizator për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në trevat shqipfolëse ndër vite.

E nisëm si një ëndërr 12 vite më parë. Dhe ëndrra ishte për të parë diku jo kaq larg sa ka arritur ICT Awards, për të parë diku atëherë kur nuk kishte ekosistem dhe kur nuk kishte shumë aktorë të cilët të mblidheshin bashkë dhe të kontribuonin në një skenë për të festuar, për të celebruar dhe pse jo edhe për të investuar në një startup, për të gjetur një vend pune tek një i talentuar dhe ja ku jemi sot,” tha bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Ai tha se sot kemi prezentë deri në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kemi prezentë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut por padyshim edhe nga Kosova dhe qëllimi i parë i kësaj gare ishte t’i bënim bashkë mendjet e bukura të kombit tonë.

“Lidhur me çmimin e marrë për DPSHTRR, ndjehem më shumë përgjegjës se nga ky komunitet u vlerësuam,” tha ministri i Inovacionit Ekonomisë dhe Kulturës, z. Blendi Gonxhja.

Ai tha se ne do të luftojmë që ta ndërtojmë Europën këtu. “Dhe brenda vitit 2030 të jemi një vend kampion në rajon për inovacionin, digjitalizimin dhe “zhdukjen” e shtetit nga jeta e qytetarëve.”

“Para 12 vitesh mbase dukej e çuditshme kjo garë, mbase nuk kishte atë pjesëmarrje që ka sot, por siç ju referuat startup-eve të të rinjve duhet të kesh vizionin larg që të shohësh larg në mënyrë që të arrish gjëra të bukura,” tha Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen znj. Delina Ibrahimaj.

Duke folur për zhvillimin e ICT për moshat e reja, zëvendës kryetarja e Bashkisë Tiranë znj. Keti Luarasi tha se Piramida me “Tumo” ka arritur 3500 nxënës të moshave 12-18 vjeç të cilët aftësohen me programet ICT.

Drejtorja e Strategjive dhe Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen afirmoi mbështetjen e institucionit për Albanian ICT Awards siç ka ndodhur përgjatë 12 viteve të kësaj gare.

Ne si bankë kemi qenë ndër mbështetësit e parë të ICT Awards për 12 vjet rresht, nuk jemi lodhur dhe nuk do të lodhemi. Inovacioni është pjesë e kulturës tonë,” tha znj. Erjona Llaci.

“Jemi të lumtur që për të dytin vit radhazi në vijojmë partneritetin me ICTSmedia për ICT Awards, të cilin e konsiderojmë një platformë të shkëlqyer bashkëpunimi për identifikimin e startupeve me potencial te lartë zhvillimi, si grup kryesor që synojmë të përfshijmë në programin tonë Star Venture. Programi Star Venture i BERZH, lancuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2019, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Lukemburgu ndihmon në zhvillimin e start-upve inovative me potencial të lartë zhvillimi nëpërmjet ofrimit të asistencës teknike të përshtatur sipas nevojave specifike të kompanive startup duke angazhuar ekspertë e mentorë lokale dhe ndërkombëtarë, si dhe duke mbështetur akseleratorët e partneret kryesore te ekosistemit per ngritjen e kapaciteteve te tyre,” u shpreh Koordinatorja Rajonale e BERZH znj. Ardiola Hristic.

Ajo që po bëni është e mahnitshme. Ju po jepni shpresë për të rinjtë, për familjet, duke thënë se ka potencial dhe mundësi për të përmbushur potencialin tuaj në Shqipëri, 12 vjet, dhjetëra vjet,” tha përfaqësues i UNICEF Albania z. Murat Sahin.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi partnerë me ICT Awards në edicionin e 12-të. Mezi presim 31 Majin për eventin kryesor. Është një nga ngjarjet më të mira që ne kemi çdo vit të fokusuar në sektorin e TIK-ut,” u shpreh Drejtuesi i EU4Innovation Sebastian Berwagner.

Ky eveniment u përshëndet edhe nga përfaqësuesja e jurisë të Albanian ICT Awards, znj. Linda Shomo e cila tha se ICT do të jetë “shtëpia” e të rinjve ndërsa i inkurajoi ata të aplikojnë dhe të mos dekurajohen apo heqin dorë nga ëndrra e tyre inovative.

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.

Aplikimet janë të hapura deri më 31 Mars 2024 ora 23:59 dhe mund të bëhen vetëm në formatin online duke vizituar faqen https://ictawards.org/2023/

Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.

Pas mbërritjes së aplikimeve, nis procesi i vlerësimit me faza, nga krijimi i një liste të ngushtë kandidatësh tek prezantimi i secilit prej tyre përpara jurisë së Albanian ICT Awards në Tiranë dhe Prishtinë dhe hapur rrugë kështu finales së Mbrëmjes Gala e cila do të mbahet më 31 Maj 2024.

Dhe ndërsa frytet e gjurmës së Albanian ICT Awards filluan të materializoheshin me kalimin e viteve, kjo garë qëndroi në ballë të një rrugëtimi inovacioni, një fener frymëzimi dhe mundësie për brezat që do të vinë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Rahoveci INFO, PCWorld.al, CIO.al

Lajmet Hap dyert konkursi më i madh mbarëkombëtar i inovacionit në Shqipëri në vitin e tij të 12-të “Albanian ICT Awards” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>