Hamza: Unë do të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Hamza: Në Agjensionin e Pronave janë rreth 15 miliardë euro prona të papërdorura si hipotekë
Kandidati i PDK-së për kryeministër , Bedri Hamza në lidhje me gjyqësorin në Kosovë ai premtoi se do të ketë rritje të gjyqëtarëve dhe prokurorëve për procedura gjyqësore.
“Ne duhet të kemi respekt dhe duhet të respektojmë ndarjen e pushteteve, unë e di që ka shumë lëndë në pritje për vite të tëra në procedura gjyqësore, ne duhet të rrisim kapacitetet, duhet ta rrisim numrin e gjyqyëtarëve, e prokurorëve, e bashkëpunëtorëve profesionalë dhe e themë me përgjgjësi qdo rritje, qdo investim në këtë aspekt nuk është shpenzim është investim. Nëse marrim dhe e shikojmë Agjensionin e Pronave janë dikund rreth 15 miliardë euro të pronave që nuk munden me u përdorë si hipoteka. Ka lëndë ku presin në gjykata me vite të tëra dhe ne nuk mundemi tit hemi një gjyqëtari ose me abuzu gjyqësorin për mungesë të efikasitetit nëse ata janë të mbingarkuar me lëndë”, tha Hamza.
Koalicion me Vetëvendosjen?, Hamza: Asnjëherë s’kam qit vija të kuqe
Kandidati i PDK-së për kryeministër , Bedri Hamza kur u pyet për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, tha se asnjë herë nuk ka pasur vija të kuqe për koalcione.
“Edhe atëherë kur kanë qenë në modë vijat e kuqe, për shkak se mendoj që janë tregu të paqendrusheme, mendoj se të gjitha partitë politike janë të Kosovës…dhe unë i pres rezultatet e 9 shkurtit dhe mbi bazën e rezultateve do të marrim pozicion.”, tha ai.
Megjithatë ai tha se me e pranueshme do të ishte të bënte koalcion me partitë në opozitë.
Hamza: Ura në Mitrovicë duhet të hapet në kordinim
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për hapjen e urës në Ibër, ai ka thënë se ura duhet të hapet.
“Ura duhet të hapet nuk ka dilema, urat janë për t’i lidhur njerëzit dhe qytetet, ura në Mitrovicë për qytetarë është e qarkullueshme, për automjete në pjesën jugore është e qarkullueshme, në pjesën veriore nuk lejohet janë disa ura tjera përmes cilave kalohet edhe në pjesën veriore. Por unë jam i bindur që me një bashkëpunim dhe kordinim ura hapet”, tha Hamza.
Hamza: Sa herë që Kosova ka pasur projekte me aleatët ka pasur suksese
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për raportet e Kosovës me SHBA ka thënë se sa herë Kosova ka pasur projekte të përbashkëta me ta ka pasur suksese.
“Saherë kemi punuar ngushtë, jemi konsultuar ka pasur edhe debate dhe janë krejt normale, por saher kemi pasur në fund një projekt të përbashkët kemi pasur sukses. Kosova është rasti i parë që një shtet pa qenë i listuar në listën e vendeve të OKB-së me qenë anëtar i Sëiftit. Ne do të punojmë bashk më ta ti marrin seriozisht këshillat e tyre, rekomandimet dhe kritikat”, tha Hamza.
Hamza: Dialogu ka degraduar, Marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për situatën në veri tha se nëse vjen në pushtet do të jetë në koordinim të plotë më bashkësinë ndërkombëtare.
Ai pati edhe disa fjalë për dialogun Kosovë- Serbi.
“Dialogu ka degradu. Dialogu ka fillu me qellimin përfundimtar njohjen e ndërjselltë mes Repuublikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, gjatë rrugës ka deviju ka lëviz në regres dhe marrëveshjet e fundit e Brukselit, Ohrit nuk e kanë në qendër njohjen e ndërsjelltë dhe kjo len mundësinë të hapur për çështje të cakutuara edhe në të ardhmen.Prandaj prej njohjes së ndërsllejtë nëse iu referohemi letrave të presidentëve amerikanë njohja ka qenë në qendër”, tha Hamza.
Sipas tij, Kosova e ka në tavolinë ofertën ma të varfër që e ka pasur ndonjëherë.
Kur u pyet se a nuk e pranojn marrëveshjen e Brukselit e pastaj të Ohrit, Hamza tha: “Ne themi se është e pamjaftueshme, kjo nënkupton që disa pjesë duhet të rishikohen dhe të ndryshohen”
“Rezoluta 12 44 nuk duhet të jetë pjesë e këtij dokumenti, pastaj çështja e arbitrazhit e devalvon besueshmërinë në insitucionet e drejtësisë në Kosovë”, tha ai.
Hamza: Se kemi imagjinu që pas 25 vjetësh partnerët kanë me na vendos sanksione
Kandidati për kryeminsitër nga PDK-ja Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.
Duke thënë se pavarësisht se subjekti i tij politik nuk e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje duhet të zgjidhet.
“Edhe me u hjek këto masa këto sanksione prapë se prapë nuk mund të kthehet koha e humbur …por përtej dëmit finaciar është ai reputacional. Edhe në imagjinatën e fundit nuk kemi mund me mendu që pas 25 vjet liri miqtë partnerët që të kanë ndihmu me fitu lirinë pavarsinë me të vendos sankisone..dhe partnerët tanë strategjik përveç që duhet t’i trajtojmë me respekt duhet më I pasë partner e jo me suprizu me surpiza të pakëndshme dhe Kosova ka ngec në këtë drejtim, nuk kem anëtarësime të reja dhe nuk kemi progress në rrugën tonë paalternativë. Kosova nuk ka alternativë tjetër pos rrugës së anëtarësimit në BE, rrugën euratlantike dhe anëtarësimin në NATO.”, tha ai.
Hamza: Unë do të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh i bindur se Partia Demokratike do t’i fitjojë zgjedhjet.
“Unë do të jem kryeminsitër i ardhshëm i Kosovës”, tha ai.
Duke folur për sondazhet të cilat e vendosin në vend të tretë PDK-në, Hamza përmendi se në zgjedhjet komunale në bazë të sondazheve parashihej t’i fitonte VV-ja e që ka fituar PDK-ja pa balotazh
“Një javë ditë para zgjedhjeve sondazhet më kanë qit të dytin”, tha ai duke iu referuar sondazhet për kryetar të Mitrovicës në 2021-tën.
“Nuk më bëjn përshtypje sondazhet”, deklaroi ai.
Hamza: Nuk kam lejuar në listë të PDK-së të përfshihen njerëzit me aktakuzë.
Tha se gjatë përpilimit të listës nuk ka lejuar të përfshihen njerëzit me aktakuzë.
“Njerëz me aktakuzë në listë të PDK-së nuk ka, prej 110 unë kam kërku dhe jam i bindur që nuk ka njerëz me aktakuzë.”, deklaroi ai.
Hamza shtoi se për të janë preokupim qytetarët e Kosovës e jo partitë politike.
Kandidati për kryeminsitër nga PDK-ja Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 tha se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes, nëse vjen në pushtet premton procedimin e ligjeve që kanë të bëjnë reforma fiskale .
“Rritja e pagave, rritja e pensioneve dhe normalisht investimi shumë I madh në realcionet tona me partnerët tanë strategjik”, tha Hamza
Hamza nuk i druhet përballjes me Kurtin: Mos-rezultatet e tij janë avantazh për mua
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një intervistë për RTV21 tha se koalicionet kanë prodhuar qeverisje të mirë në të kaluarën.
“Nëse i referohem konkrete, rezultate ma të dobëta se qeverisja aktuale nuk ka pasur asnjë qeveri.”, tha Hamza.
Kur u pyet se a i frikësohet përballjes në zgjedhje me një kryeminstër që po e çon deri në fund mandatin e tij, duke iu referuar Kurti, Hamza tha: Nëse i referohem rezultateve është avantazh sepse nuk ka rezultate”, tha ai.
Hamza: Nëse nuk i rrisë pagat me 50% vitin e parë të qeverisjes nuk rri si kryeministër
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në emisionin “Click”, RTV21 tha se nëse vjen në pushtet parasheh buxhet prej 17 miliardë euro për katër vjet. Ai tha se këto do të arrihen përmes të hyrave buxhetore.
“Dhe këto do të jenë për pagat, unë kam premtu rritjen e pagave , pensioneve, financimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe pjesa tjetër e madhe e investimeve kapitale.”, tha Hamza.
Sa i përket premtimit për rritjen e pagave ai tha se këtë premtim e ka bërë edhe në të kaluarën dhe e ka realizuar, e një gjë të tillë shtoi se do ta bëj edhe tani nëse i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit.
“50% do të ketë rritje të pagave dhe kjo do të ndodh në fillim të mandatit, nëse nuk ndodh në vitin e parë sigurisht se vitin e dytë s’ka me pritë si kryeministër.”, tha ai.
Ai poashu premtoi edhe rritje të pensioneve për 50 % duke përfshirë edhe ato të familjeve të dëshmoreve, invalidëve të luftës dhe veteranëve. Kurse për ato të moshës tha se do të rriten me 70%.
“Nuk do të detyrohen familjet e dëshmorëve të zgjedhin mes pensioneve të moshës edhe atë të dëshmorit”, tha Hamza.
Kurse sa iu përket veteranëve u zotua se do ta heq obligimin ligjor, i cili i obiligon të zgjedhin mes punës dhe pensionit.
Hamza zotohet se do ta përkrah Prishtinën: Unaza duhet të ketë financimin e nivelit qendror
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një intervistë për RTV21 tha se pavarësisht se kush do ta qeverisë Prishtinën, nëse vjen ai në pushtet do të përkrahen projektet për kryeqytetin.
“ Sado që të kushtojë unaza duhet të ketë financim prej nivelit qendror, përvec kësaj me Prishtinën duhet të ulemi ta zgjedhim cëshjen e transportit, dhe ekspretët me kanë rekomantuar se zgjidhja është tramvaji.”, tha Hamza.
“Përveç faktit që po përballemi me emigracionin jashtë Kosovës, kemi edhe një fenomen tjetër qytetet e vogla po zbrazen dhe presioni po vjen në Prishtinë”, ka thënë ai.
Hamza deklaroi se komunat e vogla, kushdo që i qeverisë le t’i qeveris në mënyrën më të mirë të mundshme, por se sipas tij ato kanë resurse të limituara për të realizuar projekte të mëdha.
“Prandaj, niveli qendror, përmes ministrive të linjës dhe financimit direkt duhet t’i mbështesë komunat, duke u lehtësuar dhe përmirësuar jetën në ato zona. Kjo do t’u mundësonte qytetarëve që të jetojnë në komunat e tyre, pa u detyruar të largohen. Përndryshe, zbrazen qytete të tëra dhe pastaj presioni bie mbi kryeqytetin dhe qytetet e tjera përreth”, ka thënë Hamza.
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një intervistë për RTV21 premtoi se nëse vjen në pushtet do ta ulë tatimin në pronë.
“Nëse një biznes duhet me i pagu 40 mijë euro tatim në pronë, mbi bazën e ligjit të ri duhet t’i pagujë 250 mijë …, sigurisht që do ta ndryshojmë, është një prej punëve të para që do ta bëjmë këtë ligj me plotësu e me ndryshu. Normalisht me i zhvillu reformat edhe në pjesën e politikave fiskale edhe në lehtësimin e qasjes në financa” tha ai
Ai shtoi se Kosova ka potencial që rritjen ekonomike ta arrijë në 7%.
“Për me bo kta duhet shumë veprime, …ne e kemi nivelin einvestimeve kapitale shumë të ulët, ne duhet ta ngrisim nivelin e ekzekutimin e projekteve kapitale”, tha ai.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një intervistë për RTV21 tha se projektet e filluara do të përfundohen, duke përfshirë Urën e Badovcit, RRuga për Mitrovicë, e Pejës e Gjilanit.
“Realisht qeveritë e kaluara kanë pasë vonesa por kanë përfundu 22km tash janë në projket 9 km, 4 km janë nrë progres dhe të tjerat janë në pritje e fundit s’ka filluar fare.”, tha ai.
Hamza: Qeveria Kurti me rritjen ekonomike mesatare me të ulët në krahasim me qeveritë e kaluara
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 tha se sipas të dhënave zyrtare Qeveria aktuae është me rritjen ekonomike mesatare më të ulët në krahasim me të gjitha qeveritë tjera.
“Unë po i referohem të dhënave zyrtare edhe të dhënat zyrtare i kam me vete”, tha ai.
Sipas tij Kosova në të kaluarën e ka pasur nomrën më të madhe të rritjes ekonomike.
Ai premtoi se nëse vjen në pushtet do të krijojnë ambient miqësor për bizneset.
“Pagesa e TVSH-së në brendi, varësisht prej nivelit të investimeve dhe varësisht prej numrit të punësuarve 5 deri në 10 vjetet ndërmarrjet mos me pagu tatim në fitim…flasim për të gjitha ndërmmarrjet në Kosovë, sepse TVSH-ja aktualisht qysh është është ngarkesë për bizneset”, tha ai
Hamza kritika për Qeverinë: Nuk arritën asnjë rezultat të prekshëm
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 tha se problem për të janë problemet e qytetarëve të Kosovës.
Ai tregoi arsyet pse qytetarët duhet t’i besojnë atij.
“Kosova mundet ma mirë , ka mundësi ma mirë dhe jam I bindur se pas 9 shkurtit Kosova do të jetë më mirë”, tha ai.
Duke folur për slloganin e partisë së tij ai tha se sllogani është optimisit, duke shtuar se nuk mund të mohohet kontributi ndër breza për të ndërtuar shtetin e Kosovës që pas luftës së dytë botërore.
“Kosova mundet ma mirë sepse ka potencial, ka resurse njerëzore, natyrore,”, tha ai.
“Ma mirë sepse ka të arritura dhe gjithmonë ka vend për ma mirë, dhe ma mirë sepse në katër vitet e fundit ka pasur mungesë të rezultatëve “, tha ai.
Ai tha se përgjatë 20 viteve Kosova ka arritur rezultatet që nuk duhet të nënvlerësohen.
“Mirëpo si rezultat i një qeverisje pa rezultate domethënëse po flas për nga mundësitë dhe jo për nevojat, atëherë e kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris qeversija aktuale është pa rezultate të prekshme, po nëse e prekti infrastrukturën nuk është mirë një qeveri me përfundu një mandate pa u identifiku me projkete domethenëse kapitale…niveli i investimeve kapitale nëse i referohemi nivelit qendror është më i ulët në 2023-tën se san ë 2021”, shtoi Hamza.
Hamza shtoi se për të janë preokupim qytetarët e Kosovës e jo partitë politike
“Për mua brengë është standardi i jetesës, pensionet e vogla, gjendja në shëndetësi, infrastruktura rrugore, diplomacia… për mua nuk janë preokupim partitë politike në Kosovë. Është mirë që është demokraci, është mirë që ka shumë parti”, tha ai.. /21Media