Hamza para drenicakëve: Do të udhëheqim me dinjitet

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar sot me banorë të Drenicës, .
Ai ka falënderuar drenicakët për pritjen duke shtuar se ka ndjerë entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet më mirë
“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë. Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën”, ka shkruar Hamza në Facebook./21Media