Haliti: Kusari-Lila në paralment e ngriti gishtin tha se do publikojë pamje nga festa e vilës së Radojçiqit, nëse ka diçka le ta qetë

(Lajm i përditësuar)


Haliti: Qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e unitetit kombëtar

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka thënë se qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e unitetit kombëtar.

Haliti për këtë tha se pas qeverisë me unitet kombëtar do ishte një fillim i ri.

Unë them që Qeveria e ardhshme duhet me qenë qeveri e unitetit kombëtar e cila duhet të funksionojë për një vit pse një vit e gjysëm  dhe gjatë këtij viti do duhet pa tradhti me i zbatu dhe me i përafru këo senet që i kemi lënë akoma zvarë dhe kemi përgjegjsii të gjithë. Nëse ndodh kjo dhe pas kësaj  do të ishte një fillim shumë i mirë edhe për kolaicione dhe për opozitarizëm ” tha Haliti.


Haliti: Urën e Ibrit e hapin dy komunat, për çka me shku Kurti me hap

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka thënë se hapja e urës duhet të hapet me marrëveshje mes dy komunave.

Hapja e urës duhet të hapet me marrëveshje mes dy komunave. Për çka me shku Kurti me hap unë kam propozu me bë urë shetitore, qytetarët me lëvizë do të ishte një qytet i bashkuar’‘, tha Haliti


Haliti: Çfarë presione mund të ju bëjë Kurti ndërkombëtarëve, e ka fut Kosovën në masa të jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti nuk mundet me ju bë presion ndërkombëtarëve.

Presioneve që e ka fut Kosovën në masa të jashtëzakonshme, që i ka qit sanksione Kosovës’, çfarë presione mund të ju bëjë Kurti ndërkombëtarëve”, tha Haliti.

Haliti lidhur me Asociacionin ka thënë se Kurti po përgaditët për fushatën zgjedhore duke thënë se ”nuk e dëgjoj Amerikën e as Evropën me i mashtru këta që besojnë atij për vota”.


Festa e ditlindjes së Kusarit-Lilës, Haliti: Kurti e ka autorizu atë me fol me Radojçiqin, i ka taku me ja dhuru tortën e lulet

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka komentuar festën e ditëlindjes së Mimoza Kusarit-Lilës brenda VV-së.

Ky e ka autorizu me fol me Radojçiqin i ka taku torta prej kryeministrit’‘, tha Haliti.

Tutje Haliti ka shtuar se ”Kurti ia uroj ditëlindjen me torte e lule për hatër të opozitës për shkak se ka fol e ka rreziku vetën duke diskutu me një kriminel”.

E lidhur me përgjimet e Kusarit-Lilës me Radojçiqin tha se Mimoza Kusari-Lilën ishte në paralment e ngriti gishtin dhe tha se do të publikojë festën e juve në vilën e atij, le t’i qetë, t’i qetë nuk ka problem ata që kanë qenë kanë qenë qa me bo tash”.


Haliti: Presidentja nuk ka punë me komandantin e FSK-së, ka gabuar që është takuar me të

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka gabuar që është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin sa i përket çështjes së ushqimit të pjesëtarëve të FSK-së.

‘Presidentja ka gabuar që është takuar me atë nuk është çështje e presidentes, ajo është çështje e qeverisë. Ministri jep llogari tek kryeminstri, Presidentja duhet të takohet me kryeministrin nuk ka punë me komandantin e FSK-së. Presidentja nuk është komandate supreme për situata të tilla, në rrethana të tilla, është komandate në kushte të jashtëzakonshme nëse ka luftë. Krejt gabimisht”, tha Haliti.


Haliti: Është turp me thanë që kemi investu 50 milionë për ushtrinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka komentuar edhe situatën e krijuar për sigurimin e ushqimit për ushtarët e FSK-së,

Haliti ka hedhur akuza ndaj Qeverisë duke thënë se është turp të deklarojnë shifra.

”Unë jam kundër që të deklarohen është turp me thënë që kemi investu 50 milionë për ushtrinë”, tha Haliti.


Haliti: S’ka shansa me pas korrupsion në KEK e mos me ditë Kurti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me pushtetin tha se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në njohuri për korrupsionin në KEK.

”Nuk ka shansa me pas korrupsioni në KEK e mos me ditë Kryeministri është apsurditet me mendu dikush s’ka shanca me pas koruspsion në një tender të madh e mos me ditë”, tha Haliti.


Haliti: Opozita e sotme ka kulturë, në të kaluarën jemi sëmurë në parlament

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka krahasuar punën e opozitës së sotme me atë kur opozitë ishte LVV-ja.

Haliti ndër tjera thënë se opozita e kaluar ” i ka sëmurë deputët në kuvend” me veprimet e tyre.

Opozita e sotme është një opozitë me kulturë politike që kemi pasur ndonjë incident të vogël, por nuk kemi përdodur dhunë ndaj institucioneve, qeverisë, nuk kemi përdorur dhunë në kuvend. Në të kaluarën jemi sëmurë në parlament njerëzit kanë shkuar në spital dhe sot po kërkojmë me na dëgju dhe me u pergjigj’‘, tha Haliti.


Haliti: Deputetët e VV-së janë kartona votimi

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka thënë se depuetët e LVV-së flasin dhe bëjnë ”çka te ju thotë Kurti”, teksa ka shtuar se ata janë kartona votimi.

Sipas tij, brenda PDK-së gjithmonë ka qenë liria për debat.

Deputetët e VV-së janë kartona votimi, nuk është qudi sepse ata çka te ju thotë Kurti bëjnë, a e keni dëgjuar ndonjëherë që thonë diçka në kundërshtim me atë që thotë Kurti, ne jemi liberal dhe i themi kur nuk pajtohemi me kreytarin e partisë nuk kërset kijameti. Kemi thënë edhe në kohën kur ka qenë kryetar Thaçi jemi të lirë me debatu”, tha Haliti.


Haliti: Nuk po respektohet Kushtetuta, ne nuk e kemi lëshuar sallën asnjëherë sa ishim në pozitë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja nuk ka lëshuar asnjëherë sallën e Kuvendit kur ka qenë në pozitë.

Unë nuk e di që ndonjë vend ka që pozita del nga kuvendi dhe nuk i përgjijet kërkesës së opozitës për diskutim”, tha Haliti.

Sipas tij, bojokotimi i seancave nga pozita është shkelje e Kushtetutës./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker