Haliti i LVV-së e cilëson skandaloz dërgimin e ligjeve në Kushtetuese nga PDK-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti i tha RTV21  se dërgimi i ligjeve për shqyrtim në Kushtetuese nga PDK-ja, të miratuara në seancën e 5 dhjetorit është akt skandaloz.

“Dke pasur parasysh që në seancën e mbajtur kur kanë kaluar këto ligje gjithçka ka qenë e paraparë me rregulloren e Kuvendit ku edhe procedura për shtyrjen e afateve ose shkurtimin e afateve është e rregulluar me rregulloren e Kuvendit, dhe nuk është hera e parë që Kuvendi ka ndërmarrë këto procedura duke pasur parasysh që ajo seancë ishte thuajse e fundit e kësaj legjistrature”, tha ai për rtv21

Sipas tij më së shumti nga kjo do ta pësojnë qytetarët e Kosovës sepse në atë seance u miratuan ligjet të cilat mundësojnë anëtarësimin në SEPA e cila siç tha ua kursen qytetarëve mbi 50 milionë euro nga pagesat ndërkombëtare.

Ndërsa për ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë Haliti tha se PDK-ja e ka hall personal. “Ky ligj ka adresuar të gjitha rekomandimet që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, mirëpo nuk është qëllimi i shkeljes së ligjit mirëpo partitë opozitare kryesisht kanë një hall tjetër sa i përket Byros,… është halli sepse i frikësohen byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker