Halimi: E çuditshme, asnjë reagim nga kryeministri për skandalin në Pejë

Zëdhënësja e LDK-së: E çuditshme, asnjë reagim nga kryeministri për skandalin në Pejë.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi është shprehur e çuditur me heshtjen e kryeministrit lidhur me skandalin e foshnjës në Pejë.

Me anë të një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se është i papranueshëm fakti që megjithë problemet që po ballafaqohet shëndetësia, ky sektor vazhdon të jetë pa ministër.

Postimi i plotë i Halimit:

Çuditërisht asnjë reagim nga kryeministri e kabineti i tij lidhur me skandalin e foshnjës në Pejë.

Shqetësuese dhe e papranueshme që me gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia, pozita e ministrit të mbetet e zbrazët, ashtu si përmbajtja e kësaj qeverie.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!