Haki Abazi e akuzon Liburn Aliu për korrupsion të pastër

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar ministrin e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu për korrupsion të pastër.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore të Qeverisë së Kosovës, Abazi ka thënë se ministri Aliu e ka legalizuar krimin e mafisë ndërtimore.

“Si në rastin e ligjit për legalizimin e ndërtesave pa leje, ku është korrupsion i lartë, e që për konsekuencë e për pasojë ka ngarkesën e të gjithë barrës financiare mbi qytetarin te ministria e zotit Liburn, që është i ulur këtu. Është korrupsion i pastër, është korrupsion që legalizon kriminalitetin e mafisë ndërtimore në Kosovë për 20 vite”, ka thënë Abazi.

Lajmet Haki Abazi e akuzon Liburn Aliu për korrupsion të pastër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>