Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin pushkë gjuetie dhe disa veshje tradicionale


Hajnat vjedhin pushkë gjuetie dhe disa veshje tradicionale në një shtëpi në Gjakovë.
Një person ka raportuar në polici, të shtunën rreth orës 11 e 45, se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e motrës së tij në Gjakovë.
Ai raportoi se aty kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe disa veshje tradicionale.
Në lidhje me këtë rast ende nuk ka të arrestuar.