“Hajde Dalim” publikohet nga Xhensila

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Hajde Dalim”, një këngë me ritme verore.
“Hajde Dalim” është një kombinim i tingujve modernë me një tekst, i cili flet për ftesën e hapur për t’u larguar nga rutina dhe për të shijuar dashurinë dhe natyrën në verë.