Haavisto po synon pozitë të lartë në OKB

Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, gazeta finlandeze “Ilta Sanomat”, zbulon as ai është në proces për të marrë një pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara e që lidhet me Lindjen e Mesme.

Siç shkruan gazeta “IS”, Finlanda i ka kërkuar Izraelit përkrahjen për emërimin e Haavisto në pozitën e koordinatorit special i procesit të Paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme, meqë shteti izarelit ka dalë kundër.

“Të martën, u bë e qartë se emërimi i deputetit Haavisto si koordinator special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme është rrezikuar në fazat përfundimtare për shkak të kundërshtimit të Izraelit”, shkruan sot gazeta finlandeze “IS.fi”, raporton Gazeta Express.

Gazeta finlandeze tutje shtom se një burim i njohur me Çështjet e OKB-së thotë se shanset e Haavisto-s për t’u zgjedhur do të dobësohen, veçanërisht nëse udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin Haavisto-n për këtë pozicion.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker