Gruda: VV-ja në vend që të ndriçojë rastin e Deharit, organizon turne shahu e ping-pongu
Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend që LVV-ja të ndriçojë këtë rast, ajo po organizon turne shahu dhe ping-pongu.
Tutje, Gruda shton se ‘pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë’.
“Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu. E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, shkroi Gruda në “Facebook”.
Në prag të përvjetorit të tetë të vdekjes së Deharit, VV publikon agjendën përkujtimore