Gruaja u gjet e vdekur në hollin e banesës, dalin detaje të reja

Shefi i Urgjencës: Gruaja u gjet e vdekur në hollin e banesës.

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, ka dhënë detaje për Gazetën Express në lidhje me vdekjen e dyshimtë që ka ndodhur sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ai tha se ende nuk dihet mosha e saktë e viktimës, pasi nuk është mësuar identiteti i saj, mirëpo sipas pamjes fizike.

Pacolli shtoi se në momentin që është ekzaminuar, viktima nuk ka pasur shenja jete.

“Kemi pranuar një thirrje nga një qytetar për një vdekje të dyshimtë. Pas katër minutave, ekipa ka arritur në vendin e ngjarjes, në hyrje të banesës ka hasur në copa gjaku deri në pllaton e katit të dytë, ku është parë i shtrirë një person i gjinisë femërore. Kur është ekzaminuar, viktima ka qenë pa shenja jeta dhe ekipa e ka konstatuar vdekjen. Më pas, ekipa e ka thirr Policinë e Kosovës dhe është thirr instituti i mjekësisë ligjore. Sa i përket moshës ende nuk e dimë sepse nuk kemi emrin dhe mbiemrin e saj”, tha Pacolli për Express.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Ajo tha se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, mirëpo janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj për Express.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës, kanë thënë se informatat për këtë rast i kanë pranuar rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!