Gruaja në Prishtinë kërcënohet nga bashkëshorti në shtëpinë e prindërve të saj, shkak xhelozia

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Një çift ka përfunduar në Polici mbrëmë pas mesnate, pasi burri dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij e cila gjendej për vizitë te familja e saj.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu të dyshuarin të bëjë këtë veprim është xhelozia, pasi ai ka akuzuar bashkëshorten e tij për çështje morali.

E shqetësuar nga kërcënimet e bashkëshortit, 37-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici ku ka bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të saj, teksa ka thënë se nuk dëshiron që i shoqi të përfundojë në burg.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë kërcënuar bashkëshorten e tij.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!