Greva në disa aeroporte gjermane, paralajmërohen vonesa dhe anulime fluturimesh

Grevat e stafeve të aeroporteve gjermane nuk kanë mbaruar dhe për këtë arsye pasagjerët në këtë vend duhet të përgatiten për vonesa apo edhe anulime të fluturimeve.

Sipas sindikatës së punëtorëve, aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Bremenit do të jenë në grevë gjithë ditën e hënë. Kjo gjë pritet të ndikojë dhe në aeroportet e tjera.

Aeroportet u kanë bërë thirrje njerëzve që të kontaktojnë kompanitë e tyre për të qenë të informuar për fluturimet.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim./Rahoveci.info.info/

Lajmet Greva në disa aeroporte gjermane, paralajmërohen vonesa dhe anulime fluturimesh >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!