Greqia goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (12/7) në orën 22:26, me orën greke, në një pikë në juglindje të Patrës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale 26 kilometra dhe një epiqendër 10 kilometra lindje-juglindje të Chalandritsa.
Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Akai, siç raportojnë mediat lokale. Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.
Lajmet Greqia goditet nga tërmeti >> Rahoveci INFO.