Greqia ende në “shok” nga tubimi i Ramës, Mitsotakis nxjerr edhe motrën Dora Bakoyannis: Greqia ka më shumë ndikim te emigrantët se sa ai

Edi Rama dhe takimi që ai mbajti me diasporën shqiptare në Athinë vijon të mbetet lajmi i ditës dhe më i diskutuari në Greqi, prej mesditës të së dielës.

Pas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e anëtarëve të kabinetit të tij, një reagim ka ardhur edhe nga Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

Fokusi i reagimit të saj ka qenë mesazhi kryesor i takimit të së dielës se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë në fqinjin jugor.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”, është shprehur Bakoyannis në një intervistë për ‘Sky”.

Lexo edhe:

Mitsotakis përdor nipin që humbi bashkinë e Athinës për të sulmuar Ramën, e nxjerr të bëjë foto me djalin e Belerit

Lajmet Greqia ende në “shok” nga tubimi i Ramës, Mitsotakis nxjerr edhe motrën Dora Bakoyannis: Greqia ka më shumë ndikim te emigrantët se sa ai >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>