Grabitet dyqani i telefonave në Tiranë, autori merr 15 iPhone dhe Android nën kërcënimin e armës

Ora shënonte 09:30 kur një i ri hyri në një dyqan celularësh në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, shumë pranë “21 Dhjetorit”.

Ai nuk ishte i interesuar të blinte, por nën kërcënimin e asaj që dyshohet se ishte armë, i tha shitësit të dyqanit “3 Vëllezërit Fejzo” që duhej t’i jepte celularët.

Nga aty, autori i grabitjes mundi të largohet me 15 copë dhe në pak sekonda u zhduk në këmbë nëpër rrugicat ngjitur, duke humbur gjurmët. Për fat të mirë në këtë ngjarje askush nuk u lëndua, përveç dëmeve materiale të kostos së produkteve të shtrenjta.

Agresori ishte i mirë përgatitur, mbante maskë të zezë në fytyrë, xhup të kuq me kapuç, xhins blu, doreza dhe atlete të zeza, siç duket në këtë foto të fiksuar nga një prej kamerave të sigurisë së dyqanit, duke e bërë të pamundur identifikimin përmes pamjeve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e Komisariatit nr. 2, ndërsa ekspertët e kriminalistikës mblodhën çdo provë me synim identifikimin e tij. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa po punohet për gjurmimin përmes pamjeve të kamerave në zonën përreth.

Në fokus janë edhe një grup hajdutësh të ngjashëm që kanë vjedhur në të shkuarën për të shkuar drejt identifikimit. Policia kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e rastit dhe në dispozicion të atyre që japin një informacion të vlefshëm, janë vënë 5 mijë euro, duke pretuar anonimatin absolutë të tyre.

Lajmet Grabitet dyqani i telefonave në Tiranë, autori merr 15 iPhone dhe Android nën kërcënimin e armës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>