Goro dhe Beleri në burg, Bashkia e Himarës ngel pa kryetar

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin. Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e tokës.

Kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie.

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar.

Beleri u dënua për korrupsion zgjedhor në shitblerje votash dhe njihet si kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Por me arrestimin e këtij të fundit, Bashkia e Himarës ngel pa kryetar.

Hetimet ndaj Jorgo Goros kulmuan gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij u thirr për t’u pyetur nga SPAK edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Megjithatë, hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje për veprimtarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë qe vlerësohen se u implikuan në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.

Por krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkiakut të Himarës.

Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

Pak kohë më parë Goro u paraqit në SPAK ku dha sqarime për këto dy çështje. Ndërkohë mësohet se në total SPAK krahas kryebashkiakut Jorgo Goro ka ngritur akuza dhe për katër persona të tjerë.

Pak ditë më parë SPAK pranoi se po kryen hetime ndaj 18 kryebashkiakëve dhe ish-kryebashkiakëve.

Lajmet Goro dhe Beleri në burg, Bashkia e Himarës ngel pa kryetar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>