Goli i 20-të për Uzunin (VIDEO)

Myrto Uzuni ka shënuar golin e 20-të në Spanjë dhe kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2. Granada e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë 1:0, në ndeshjen në udhëtim te Albacete, në javën e 32-të në kampionat, teksa sulmuesi beratas shënoi për mysafirët në minutën e 30-të.
Një aksion i shpejtë nga e djathta bëri që 27-vjeçari t’i vidhte kohën mbrojtësit vendas dhe pas asistimit të Sanchez e dërgoi topin në rrjetë.
Uzuni është sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare dhe goli i tij vjen pak ditë para (27 mars) se kuqezinjtë e Sylvinhos të luajnë me Poloninë në Varshavë për kualifikueset e Euro 2024. Duket se forma e mirë e Uzunit do bëjë që braziliani ta hedhë në fushë nga minuta e parë.
Lajmet Goli i 20-të për Uzunin (VIDEO) >> Rahoveci.INFO.