Glauk Konjufca në Strasburg takon Sarrazin, sonte pret anëtarët e Asamablesë Parlamentare të KiE-së

Konjufca në Strasburg takon Sarrazin, sonte pret anëtarët e Asamablesë Parlamentare të KiE-së.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës zyrtare në Strasburg, ka takuar grupe politike dhe delegacione të shteteve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Konjufca bëri të ditur se gjatë kësaj vizite ka takuar të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin por edhe kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Frank Schëabe.

“U takuam edhe me Udhëheqësin e Grupit Konservativ Evropian dhe Aleancës Demokratike, Ian Liddell-Grainnger, si dhe me Kryesuesin e Grupit të të Majtëve Evropian të Bashkuar (UEL), George Katrougalos. Po ashtu pata kënaqësinë ta takoj të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin”.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale në rajon e më gjerë dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit. Ritheksova rëndësinë dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në KiE, por edhe në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, është shprehur Konjufca, shkruan Reporteri.

I pari i kuvendit bëri të ditur se sonte në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, do të organizohet pritje për anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ambasadorët në Këshillin e Evropës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!