Gjykimi për rastin Bajnska, avokati tregon se a mund të gjykohen në mungesë të akuzuarit
(Lajm i përditësuar)
Gjykimi për rastin Bajnska, avokati tregon se a mund të gjykohen në mungesë të akuzuarit
Nesër mbahet seanca e parë e gjykimit për personat e përfshirë në rastin Bajnska. Avokati Yll Zekaj në ”Click” të RTV21 ka treguar se a mund të gjykohen në mungesë të akuzuarit e këtij rasti, të cilët nuk janë në dispozicion të gjyqësorit të Kosovës.
Ai tha se veprat për çka akuzohen 45 persona nuk përfshihen në kapitullin e veprave që e ”mundësojnë gjykimin në mungesë”.
”Nuk do të ketë gjykim në mungesë, nesër do ta kemi veçimin e procedurës ku do të procedohen tre persona të cilët ka arritur shteti i Kosovës që t’i qetë para organeve të drejtësisë. Do të kërkohen edhe 43 persona tjerë, organet e rendit të Kosovës do ta kenë të pamundur t’i kapin personat e tjerë pasi që nuk ka bashkëpunim me Serbinë”, tha Zekaj.
Canaj: Politkën e jashtme ne e kemi shumë pasive, kurse politika e jashtme serbe është super aktive
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për rastin e Bajnskës dhe ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave tha se rol të madh në këtë ka edhe politika e jashtme, për çka tha se Kosova ka një politikë të jashmte shumë pasive.
”Kemi një qeveri që ka sanksione dhe si pasojë ekziston një kufizim në komunikim me partnerët tanë, fatkeqësisht në këtë punë kogja punë të madhe bën edhe politika e jashtme që ne e kemi kogja pasive, kurse politika e jashtme serbe është super aktive jo vetëm për këtë rast” tha Canaj.
Aktakuza për Banjskën, Zekaj: Na bën të ndihemi krenarë, nuk ishte e vonshme
Avokati Yll Zekaj duke komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj 45 personave për rastin në Banjskë tha se për aktakuzë ”duhet të ndjehemi krenarë”.
”Një aktakuzë që nuk është e ngritur që nga pas lufta nga prokuroritë tona, nuk ishte e vonshme ishte më e shpejtë që e kemi menduar”, tha ndër tjera Zekaj.
Ai tutje ka shtuar se nuk e kanë besuar që Prokuroria Speciale brenda një viti ta ngritë një aktakuzë.
Sipas tij, kjo aktakuzë është e plotë.
Krasniqi: Të gjthë shtetasit serbë këtu kanë të drejtë me kry ushtrinë në Serbi
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se ajo se çfarë ndodhi në Banjskë vitin e kaluar nuk është agresion, por ”sulm i qartë terrorist”.
Ndër tjera Krasniqi duke komentuar organizimin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Bajnskë tha se ”gjthë shtetasit serbë këtu kanë të drejtë me kry ushtrinë në Serbi, dhe i nënshtorhen 1 herë në vjet trajnimeve ushtarake”, tha Krasniqi.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe aktakuzën e publikuar këtë muaj për të përfshirët në rastin Bajnska./21Media