Gjykata shtyn dënimin e Trump
Gjykata e Nju Jorkut ka vendosur këtë të premte se ish presidenti amerikan, Donald Trump do të dënohet për çështjen e parave të heshtura, pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Trump, i cili u shpall fajtor për 37 akuza penale në lidhje me disa pagesa të kryera për të siguruar heshtjen e disa personave përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, do të dënohej në datë 17 shtator.
Ekipi ligjor i Trump ka kërkuar shtyrje të vendimit dhe sipas njoftimit të gjykatës, dënimi ndaj ish presidentit amerikan do të jepet në 27 nëntor.
Lajmet Gjykata shtyn dënimin e Trump >> Rahoveci INFO.