Gjykata Kushtetuese e Kosovës hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Vasilije Arsiqit në lidhje me vendimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për çështjen e dinarit të miratuar më 1 shkurt 2024. GJKK me këtë rast e shpallet e papranueshme çështjen e Arsiqit, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj.
Po ashtu gjykata refuzon kërkesën për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së përmendur.
Në aktvendimin e saj, Gjykata theksoi se rrethanat e rastit ndërlidhen me miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme nga Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 35 të kësaj rregulloreje, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.
Parashtruesi i kërkesës, Vasilije Arsiq, kontestoi kushtetutshmërinë e kësaj rregulloreje duke pretenduar se ajo shkel të drejtat e garantuara nga Kushtetuta, përfshirë të drejtën për barazi dhe mbrojtjen e pronës.
Ajo argumentoi se rregullorja është diskriminuese ndaj komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar se zbatimi i saj paraqet diskriminim indirekt.
Gjykata, megjithatë, konstatoi se Arsiq nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të disponueshme për kontestimin e rregullores.
“Ligji për konflikte administrative ofron mjete juridike efektive që individët duhet t’i shterojnë para se të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Gjykata gjithashtu ritheksoi që përjashtimet nga detyrimi për shterimin e mjeteve juridike janë të rralla dhe kërkojnë prova të qarta që mjetet juridike nuk janë efektive ose të qasshme. Në rastin e Arsia, këto argumente nuk ishin paraqitur mjaftueshëm.
Lajmet Gjykata Kushtetuese e Kosovës hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit >> Rahoveci INFO.