Gjykata e Ferizajit urdhëron që Dardan Krivaçës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Është aprovuar kërkesa e avokatit mbrojtës të Dardan Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

Trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike të tij.

Kjo pasi sipas avokatit në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

“Është e rëndësishme që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim i tillë për të parë gjendjen psikiatrike të Krivaqës, për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike”, ka thënë avokati Salihu.

Salihu ka përmendur si fakt edhe të kaluarën e Krivaqës, ku ka thënë se ai është i dhunuar seksualisht dy herë dhe se për këtë ka edhe vendim dënues nga Gjykata.

Në këtë seancë është dëgjuar edhe mjeku i përgjithshëm i emergjencës primare i cili e kishte kontrolluar Dardan Krivaqën, në seancën dëgjimore për masën e sigurisë.

Në pyetjet e avokatit Salihu, Astrit Hoxha, dëshmitar ka thënë se ka pasur dyshime se gjendja e Krivaqës ka qenë e rënduar për shkak të përdorimit të substancave narkotike, por që asgjë nuk është e vërtetuar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale, për të cilat, akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit./Dukagjini

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!