Gjuajtje me armë në Klinë

Një person është arrestuar në Klinë pasi që dyshohet për gjuajtje me armë afër një shkolle atje.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle”.
“Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë”, thuhet tutje në konfirmim./21Media