Gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat, Balla zbret në terren: Duhet ndërgjegjësim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi ditën e sotme disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane.

Në bashkëbisedim me Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ministri theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët.

Balla e vuri theksin te ndërgjegjësimi i qytetarëve për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit, si një masë mbrojtëse për shëndetin e jetën e tyre.

Ai theksoi gjithashtu faktin se ndëshkimet ndaj kundërvajtësve kanë për synim edukimin e qytetarëve dhe nuk janë qëllim në vetvete.

“E rëndësishme është ajo që kemi thënë gjithmonë: nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr vëmendjen për ta bërë të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet, ose incidentet që shkaktohen nga përdoruesi i rrugës. Pra, gjëja e parë është komunikimi.

Njerëzit duhet të kuptojnë që rregullat e qarkullimit rrugor janë rregulla për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar. Njerëzit duhet të kuptojnë që kur merr një gjobë, ajo është një alarm që të kesh parasysh të mos e përsërisësh më atë shkelje rrugore.”- tha Balla.

Lajmet Gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat, Balla zbret në terren: Duhet ndërgjegjësim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>