GJKKO tërhiqet për vendim ndaj Fredi Belerit, dëshmitarja në seancë: Unë i kam dërguar të dhënat KQZ-së që ai është i dënuar

Teksa gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme janë tërhequr për vendim ndaj çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, në seancën e sotme është thirrur për të dëshmuar specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paçe.

Ajo ka thënë se në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “Rehabilituar”.

Në këtë rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar”, ka thënë ajo.

Dëshmia Anila Paçes – 25 vite specialiste në Drejtorinë e Burgjeve:

Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses në regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar.

Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen në dispozicion nga ne.

Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kërkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I padënuar”.

Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në të dhëna të tjera.

Në këtë rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat që është i dënuar”.

Lajmet GJKKO tërhiqet për vendim ndaj Fredi Belerit, dëshmitarja në seancë: Unë i kam dërguar të dhënat KQZ-së që ai është i dënuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>