GJKKO shuan masën e pezullimit ndaj prefektes së Fierit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shuar pezullimin nga detyra Rajmonda Balilajn, prefekten e qarkut Fier.

Balili, ish-kryetare e bashkisë Patos dhe prefekte e qarkut Fier, e cila akuzohej nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim kishte kërkuar shuarjen e pezullimit nga detyra.

Në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Balilaj kërkonte “deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe heqjen e menjëhershme të saj”.

Pasi ka shqyrtuar kërkesën e saj, GJKKO ka vendosur pranimin e saj dhe ka shuar “masën e sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”

Masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” përveç prefektes së Fierit u vendos në muajin mars edhe për 6 persona të tjerë zyrtarë te bashkisë Patos.

Sipas dosjes së SPAK-ut, rezultonte se ish-kryetarja e Bashkisë Patos dhe anëtarët e Komisionit të vlerësimit të ofertave në bashkëpunim mes njëri-tjetrin tyre kishin favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe kishin shpallur fitues një operator ekonomik për ndërtimin e një muri mbajtjes në Dukas-Breg. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarde të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues një operator tjetër.

Për këtë arsye, SPAK e dërgoi për gjykim në GJKKO ku edhe u vendos edhe masa për pezullimin e saj nga detyra të prefektes së Fierit, Rajmonda Balilaj, masë e cila iu shua po sot nga po kjo gjykatë pas kërkesës së prefektes.

Lajmet GJKKO shuan masën e pezullimit ndaj prefektes së Fierit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker