GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Të dyja kërkesat e bëra, u shqyrtuan sot (8 prill) në orën 13:00 nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka.

Avokatët e Berishës dhe Malltezit, kërkuan masë më të lehtë sigurie për klientët e tyre me pretendimin se në këtë fazë hetimi nuk është e nevojshme kjo masë arresti ndaj tyre.

Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërsa dhëndrri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Lajmet GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>