GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës arrest shtëpie

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berishës dhe Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për Berishën për të mos marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja.

Seanca e 8 marsit u shty me kërkesë të avokatëve që të njiheshin me informacionin e depozituar gjatë 2 muajve dhe ecurinë e hetimeve nga ana e SPAK.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg.

Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi.

Lajmet GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës arrest shtëpie >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>