GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin: Keni thyer masën e arrestit shtëpiak

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e ‘arrestit të shtëpisë’. SPAK kundërshtoi heqjen e masës për Berishën e Malltezit duke pretenduar se kanë thyer masë arrest shtëpie duke dhënë intervista.

SPAK në argumentet çuar gjykatës thotë se Berisha me dhëndrin kanë futur brenda në shtëpi politikanë dhe gazetarë. Por avokati i Berishës, Genc Gjokutaj i cilësoi marrëzi të gjitha.

“Sot kemi dëgjuar fantaksira në seancë dhe kemi marrë një kopje për rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Vetë gjyqtarja nuk e konteston faktin se është dënuar për të mos hyrë në zonën Shengen. Berisha ka që në datë 30 Dhjetor pa dalë nga shtëpia, këta thonë se ka thyer masën e arrestit.

Ky regjim Putinist, thotë se Berisha ka futur teknikë në shtëpi për të transmetuar fjalën e tij, ka futur në shtëpi Elmar Brook dhe gazetarët e RAI-it. Por ligji e thotë se personi në arrest shtëpie mund të ketë komunikim me mediat. Kjo është një politikë që bëhet”, tha Gjokutaj.

Lajmet GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin: Keni thyer masën e arrestit shtëpiak >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>