Gjimshiti vazhdon të shkëlqej në Atalanta

Berat Gjimshiti, pas disa vitesh si titullar i padiskutueshëm, si autor golash dhe si kontribues i madh që bergamaskët të shkëlqenin në Itali dhe në Europë, 30-vjeçari nuk po e ul ritmin.

Në një stinë sportive, në të cilën Atalanta pretendon sërish kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga Seria A, dhe ka objektiv çerekfinalet e Ligës Europa.

Gjimshiti është lojtari më i palodhur.

Trajneri Gasperini e ka aktivizuar më shumë se gjithë të tjerët dhe shqiptari nga Lugina e Preshevës numëron 35 ndeshje dhe 3 028 minuta.

Të vetmit që mund të krahasohen me kapitenin kuqezi janë të tillë si Ederson me 2 868 minuta, De Ron me 2 804, Kopmeiner me 2 645 dhe Skalvini me 2 538 minuta.

Edhe një lojtar kaq i dalluar si De Ketelaere ka në këmbë këtë sezon pak mbi 2 000 minuta.

Gjimshiti ka arritur të shënojë edhe gol, dhe është padyshim shtyllë e mbrojtjes, ndërsa Atalanta luan sonte në orën 21:00 në fushën e saj ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën Europa.

Italianët janë favoritë për kualifikimin pas barazimit 1-1 në Portugali.

Lajmet Gjimshiti vazhdon të shkëlqej në Atalanta >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>