Gjimshiti: Atalanta dhe Kombëtarja janë dy krenaritë e mia, ëndërroj fitimin e trofeve

Berat Gjimshiti është një nga pikat më të forta të skuadrës së Atalantës në Seria A, por dhe të Kombëtares sonë.

Mbrojtësi është në prag të ndeshjes së 200 në elitën e futbollit italian, teksa së funmi ka dhënë një intervistë për “L’Eco di Bergamo”.

MES TË KALUARËS DHE TË ARDHMES – “Të ndihesh rehat në rolin që luan është thelbësore. Të qenurit në qendër të mbrojtjes së Atalantas është një përgjegjësi, që më ka lejuar të piqem si lojtar dhe si person”.

NJË EKIP EVOLUTIV – “Fitorja nuk është thjesht një rezultat, por katalizator për rritjen e besimit

STABILITETI DHE LIDERSHIPI – “Historia ime tek Atalanta ka qenë një rrugëtim i rritjes së vazhdueshme. Të ndjehesh pjesë përbërëse e projektit zikaltër është një nder, që më shtyn të jap gjithmonë më të mirën time”.

PERSPEKTIVAT PËR TË ARDHMEN – “Ëndrra e çdo futbollisti është të fitojë trofe, edhe unë kam ambicie ta realizoj këtë ëndërr si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren time”.

CHAMPIONS – “Po kalojmë një moment të mirë dhe do të japim gjithçka që të arrijmë sa më lart. Për ta bërë këtë duhet të mposhtim skuadra si Lazio, megjithatë nuk mendojmë për renditjen finale. Gjithmonë kemi menduar për ndeshjen e radhës”.

PA GOLA NË KAMPIONAT – “Është mirë për mua të mos shënoj në Serie A. Vazhdoj të shënoj në Evropë, ua lë të tjerëve golat në kampionat”.

KOMBËTARJA – “Ndjej përgjegjësi ndaj shokëve të mi dhe të gjithë kombit, që na ndjek me ngrohtësi. Të jesh kapiten i një kombëtareje nuk është e lehtë, kjo më ka dhënë besim edhe nga perspektiva e Atalantës”.

Lajmet Gjimshiti: Atalanta dhe Kombëtarja janë dy krenaritë e mia, ëndërroj fitimin e trofeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>