Gjilani – Prishtina, nuk ka fitues

Njëra nga kryendeshjet e javës së 24-t, të Albi Mall Superligëa së Kosovës, ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës, ka përfunduar me barazimin 0:0.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por që nuk arritën të shënojnë dhe skuadrat në pushim shkuan me rezultat “të bardhë”.
Pjesa e dytë u karakterizua me më shumë raste nga të dyja ekipet, me mysafirët për një nuancë më të mirë, por edhe kësaj radhe nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.
Pas tri fitoreve radhazi, Gjilani është ndalur me barazim nga Prishtina, e cila mori barazimin e dytë me radhë.
Pas këtij barazimi, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 32 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Malishevën, ndërsa Gjilani luan si mysafir i rivalit lokal, Dritës.
Lajmet Gjilani – Prishtina, nuk ka fitues >> Rahoveci.INFO.