Gjilani largon katër futbollistë

Vazhdojnë ndryshimet në skuadrat e Superligës së Kosovës, ndërsa së fundi është Gjilani që ka zyrtarizuar largimin e katër futbollistëve. Në mesin e tyre është edhe ylli i skuadrës, argjentinasi Torrasa.

“Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa.

Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherësh fat dhe sukses në karrierën sportive” thuhet në njoftimin e skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Lajmet Gjilani largon katër futbollistë >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!