Gjiko dhe Majk vijnë me “Reptile”
Artistët e njohur, Gjiko dhe Majk, sollën këngën e tyre të re.
“Reptile” titullohet projekti i tyre i radhës, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët me producim nga Big Bang dhe kjo këngë u punua në shtëpinë e hiteve, Redbox Entertainment.
Dyshja kanë bashkë edhe një tjetër bashkëpunim “Kce Kce” që e sollën rreth dy vjet më parë dhe që ka grumbulluar mbi 35 milionë klikime.