Gjermania konfirmon kërkesën e Sveçlës për pasaporta, është ne shqyrtim

Gjermania ende është duke e shqyrtuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës në lidhje me pasaportat.

Këtë e ka konfirmuar Ambasada e Gjermanisë për Indeksonline.

“Ambasada Gjermane konfirmon se Qeveria Federale e ka pranuar kërkesën e përmendur më 6 janar 2023. Kërkesa aktualisht është duke u shqyrtuar nga Ministria Federale e Brendshme”.

 

 

Hoti: Videoja fashizëm politik, Vetëvendosja e ka prekur fundin tashmë

 

 

 

“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e ri-hyrjes në Gjermani për shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani me leje qëndrimi të vlefshme dhe foshnjat me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe ende nuk u është lëshuar pasaporta e Kosovës”.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk është duke lëshuar pasaporta për qytetarët e Kosovës për shkak se ka mungesë të materialit për furnizim me pasaporta. Si rezultat i kësaj, ministri Sveçla i ka parashtruar kërkesë Gjermanisë që të ketë konsideratë për rastet në fjalë.

Lajmet Gjermania konfirmon kërkesën e Sveçlës për pasaporta, është ne shqyrtim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!