Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës dhjetëra autoblinda në pranverë

Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me rreth 40 autoblinda për këmbësorinë dhe kjo dërgesë është pjesë e një faze të re të mbështetjes së koordinuar me Qeverinë amerikane, tha zëdhënësi i Qeverisë në Berlin.

Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për t’i ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.

Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me makina të blinduara Bradleys. Këto lloje makinash janë të pajisura topa prej 25 milimetrash, mitraloz prej 7.62 milimetrash dhe raketa kundërtank.

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë makina të blinduara të llojit Marders.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha të premten se rreth 40 Marders do të dërgohen apo makina të mjaftueshme për të pajisur një batalion.

“Këto 40 makina do të jenë të gatshme të dërgohen në çerekun e parë [të vitit 2023] dhe më pas do t’i dërgohen Ukrainës”, tha ai dhe shtoi se Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas që të përdorin këto makina.

Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.

Por, ukrainasit kanë ndërtuar momentum dhe qeveritë perëndimore kanë zgjeruar gamën e armëve që po ofrojnë për Ukrainën.

Njoftimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania vijnë një ditë pasi Franca premtoi se do t’i dërgonte Ukrainës tanke të lehta të llojit AMX-10 RC. Këto janë makina që mund të bartin topa më të rëndë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!