Gjenerali i njohur amerikan zbarkon sot në Kosovë
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet në takim edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kreu i kësaj partie do t’i ndajë Dekoratën dr.Ibrahim Rugova, për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
Sipas, njoftimit të bërë nga LDK, takimi do të nis rreth orës 09:00.
“Në Selinë Qendrore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës me bashkëpunëtorë pret në takim Gjeneral Wesley Clark. Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë.
Lajmet Gjenerali i njohur amerikan zbarkon sot në Kosovë >> Rahoveci INFO.