Gjendet një person pa shenja jete në varrezat në Gurakoc të Istogut

Një person është gjetur sot pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se vdekjen e viktimës e ka konstatur mjeku.

“Rreth orës 16:45, policia është njoftuar për një person që dyshohet se është i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc, mjeku e ka konstatu vdekjen, në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, tha Gashi.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Po, Prokurori i Krimeve të Renda ka dal në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Nikçi.

Lajmet Gjendet një person pa shenja jete në varrezat në Gurakoc të Istogut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>