Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri në Skenderaj

Trupi i një burri 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt.

Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri”.

“Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër  të  prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion në  IML”, ka thënë ai.

Lajmet Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri në Skenderaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>