Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në Prizren

Sot, në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prizren, është gjetur pa shenja jete një 53-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ai është shprehur se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

Lajmet Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në Prizren >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>