Gjendet i vdekur në Rastavic të Deçanit 30-vjeçari i zhdukur që tri ditë

Viti 2023 nisi tragjikisht për familjen Kadriaj nga Deçani pasi morën lajmin se familjari i tyre që ishte raportuar i zhdukur u gjet pa shenja jete.

Të brengosur jashtëzakonisht shumë për tri ditë me radhë, familja s’kishte asnjë informacion për fatin e tij. Sot ai u gjet pasi kërkimeve intensive, por fatkeqësisht pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Dardan Kadriaj është gjetur gjatë ditës së sotme në fshatin Rastavicë, pas kërkimeve nga Policia, FSK-ja e forcat e kërkim shpëtimit. Me shpresën se 30-vjeçari do të gjendej shëndosh e mirë, ai u gjet i vdekur në një fushë të këtij fshati.

Posa është gjetur trupi i pajetë në vendin e ngjarjes dolën të gjitha njësitë përkatëse, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur i riu, me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe kanë filluar hetimet.

Ndryshe, Dardani ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e 28 dhjetorit dhe që nga ai moment askush s’ishte në dijeni për vendndodhjen e tij.

Ky rast ka tronditur familjen, të cilët të pikëlluar kanë njoftuar për vdekjen e më të dashurit të tyre, teksa më vonë do të bëhen të ditura edhe detajet për ceremoninë e varrimit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!