Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Maqedonia e Veriut në një motel në Ferizaj

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 61-vjeç, është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, tha Veseli.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Lajmet Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Maqedonia e Veriut në një motel në Ferizaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>