Gjeloshaj: Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi

Kryeatri i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka njoftuar se forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-tëtë Malit të Zi.

“Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.
Tutje ai tha se Forumi shqiptar do të participojë edhe në qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike.

“Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjën ekonomike të të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Lajmet Gjeloshaj: Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!