​Gjakova ndalet në çerekfinale të Evropianit

Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë garuar sot në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Me dy fitore (rrethi e parë i lirë), Akili arriti deri në çerekfinale ku pas një lufte maratonike, rreth 16-minutëshe me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvilli, pësoi humbje, për t’u ndalur më pas edhe në rrugëtimin drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit.

Dardan Cena arriti deri në 1/8 e finales, duke shënuar dy fitore, po ashtu në kategorinë -73 kg.

Dy fitoret e tij dhe vendi i shtatë për Akilin, në një konkurrencë të jashtëzakonshme të kategorisë -73 kg, vlerësohen të suksesshme.

Kujtojmë që dje, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker