Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO

Në kuadër të vizitës në NATO, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Republikës së Kosovës i është rezervuar një pritje e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komitetin Ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, fillimisht Gërvalla është pritur në takim të përbashkët nga ambasadori Gjoni dhe Gjenerali Pujo, për të vazhduar me tutje në një takim të përbashkët me strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla vlerësoi lartë rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

“Ministrja Gërvalla përgëzoi Shqipërinë për të arriturat e fundit në fushën e sigurisë duke përfshirë inaugurimin e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë si një pikë e rëndësishme gjeostrategjikë jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin dhe me gjerë”.

Lajmet Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>