Gërvalla thotë se sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u deklarua menjëherë pas votimit duke thënë se “kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”.

Ajo tha se sot është “ditë gëzimi” dhe uroi të gjithë qytetarët për këtë sukses.

“Emocioni i vetëm që kam është gëzimi dhe falënderimi për ata që kanë luftuar shumë edhe në këtë seancë për të arritur votat e nevojshme për rekomandimin…Shpresojmë që pas këtij hapi të rëndësishëm në maj të mund ta kurorëzojmë Kosovën me pranin në KiE”, u shpreh Gërvalla para mediave.

“Sot është ditë gëzimi, ju uroj të gjithëve nga zemra. Shpresoj që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

“Skemi pritur sjellje tjetër nga Serbia ata e morën përgjigjen sot”, shtoi ajo tutje.

Postimi i plotë:

U përmbyll edhe një hap gjigant drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me 131 vota për dhe 29 vota kundër Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE), pas një diskutimi prej rreth 3 orësh votoi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishme evropiane, respektivisht për t’i rekomanduar Këshillit Ministror, i cili mblidhet pas një muaji, anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Raporti i raportueses së Asamblesë Parlamentare për procesin e anëtarësimit, znj. Dora Bakojanis, i cili konstaton se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për pranim në Këshillin e Evropës hasi në mbështetje të gjerë të parpamentarëve nga shtete dhe grupe politike të ndryshme.

Hapi i sotëm dëshmon përparimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit, të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj dhe sidomos të komuniteteve joshumicë.

Deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës mbetet edhe shumë punë për të bërë. Mirëpo sot është dita për të falënderuar shumë të gjithë ata që na mbështetën nga fillimi në këtë rrugë të vështirë, por edhe të gjithë ata që në fillim ishin hezitues, por më pas na përkrahën dhe ndihmuan me shumë besim edhe energji.

Lajmet Gërvalla thotë se sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>